Fakt interesant/ Mançester Junajtid, 12 ndeshje radhazi në shtëpi në ndeshjet e Kupave
Mançester Junajtidi do të luajë ndeshjen e 12-të në shtëpi radhazi në kompeticionet e kupave, Kupën e Ligës dhe Kupën FA pas shortit të fazës së 1/8-ave mbrëmjen e së mërkurës. “Djajtë e kuq” do të përballen me Njukasëllin, pasi “qymyrxhinjtë” eliminuan komshinjtë e tyre të Mançester Sitit.
Skuadra e Ten Hagut fitoi të drejtën për të luajtur një tjetër ndeshje në shtëpi kundër rivalëve të Edi Haut në raundin e ardhshëm, duke vijuar rekordin e tyre të jashtëzakonshëm që nis që prej marsit të vitit 2021.
Çdo ndeshje e tyre në Kupën FA dhe Kupën e Ligës që nga ajo kohë, sigurisht duke përjashtuar gjysmëfinalet me dy ndeshje dhe ato në fushën neutrale të “Wembley”-t, ata i kanë luajtur në “Old Trafford”. Dhe ky është një rekord i ri në futbollin britanik, duke eklipsuar 11 ndeshjet në shtëpi të ekipit të Ligës së Parë, Shrusbëri Taunit, në kupa mes viteve 2017-2019.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"