Fagu nuk e ka Tiranën e plotë, tre mungesa të sigurta kundër “tabusë” të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 22:15

Fagu nuk e ka Tiranën e plotë, tre mungesa të sigurta kundër “tabusë” të sezonit

Erbin Fagu zhvilloi stërvitjen e parë me Tiranën. Skuadra dje në mesditë improvizioi një mbledhje të vogël, ndërsa më pas nisi puna. Filip Najdovski ishte ai që u stërvit veçmas. Edhe në këtë ndeshje ai nuk do të jetë.

Tirana

Po kështu, 2 lojtarë do t’i mungojnë Tiranës në Laç. Bëhet fjalë për Deliun dhe Përgjonin. Dyshja u ndëshkua në derbi me të verdhë, duke plotësuar numrin katër të kartonëve. Duke parë morinë e mungesave, në portë do të aktivizohet Kozi, cili tani është portieri i parë. Më pas Mici, Lulaj, Hoxhallari që do të luajnë të tre në mbrojtje. Në mesfushë ka balotazh mes Haxhiut, Metës, Jonuzit, Lushkjës. Sulmi është i përbërë nga Abazaj, Latifi dhe Patrik.

Tirana nuk e ka mundur dot Laçin këtë sezon, pasi në sfidën e parë është mundur 3-0, ndërsa në takimin e dytë barazoi 2-2 në Laç me golin e Melos në minutat shtesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"