Europiani i fundit? Zhiru: Flas vetëm për të tashmen, por fundi i karrierës është… afër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 12:37

Europiani i fundit? Zhiru: Flas vetëm për të tashmen, por fundi i karrierës është… afër

 

57 golat me kombëtaren vlejnë për një rekord të cilin ai e përditëson sa herë shënon për Francën, megjithatë jeta e Olivie Zhirusë lidhet me Milanin dhe fundin e sezonit si kuqezi. I kërkohet goli që në kampionat nuk e shënon prej më shumë se shtatë javësh, por edhe kontribut në atë Ligë Europë që “Djalli” nuk e ka fituar kurrë.

zhiru

Francezi ka dhënë disa deklarata për “Telefoot”, por pa dhënë asnjë indicie mbi atë që do të jetë karriera e tij pas Europianit në Gjermani me “Gjellat”.

Do t’i bashkoheni mikut tuaj Hugo Loris në Los Anxheles?

Nuk mund të them asgjë për momentin. Kur jam në kombëtare nuk flas dot për karrierën time në rang klubesh. Për momentin mendoj për Milanin dhe sezonin që nuk ka mbaruar ende. Kështu që nuk kam asgjë për të shtuar.

Rekorde në klub dhe kombëtare. Si ndiheni në moshën 37-vjeçare?

Fiziku nuk është më i dikurshmi, por krenari dhe gëzimi që ndjej sa herë luaj janë të mëdha. Publiku më mbështet gjithmonë si te Franca ashtu edhe te Milani, ndaj mundohem ta shpërblej duke dhënë më të mirën.

A do të jetë Europiani turneu juaj i fundit i madh?

Mbase, por vendime nuk kam marrë ende. Sigurisht jam më pranë fundit të karrierës se sa fillimit ndaj po mundohem të shfrytëzoj sa më shumë çdo moment

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"