“Europa sukses i madh, tani radhën e ka Kupa”, Mëllugja: Japim gjithçka për të sjellë një trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 22:17

“Europa sukses i madh, tani radhën e ka Kupa”, Mëllugja: Japim gjithçka për të sjellë një trofe

Egnatia po kalon mo mente vërtet fantas tike. Këto emocione po i shijojnë të gjithë protagonistët dhe një prej tyre është edhe mesfushori Donald Mëllugja.

mellugja

Mesfushori e nisi sezonin jo me ritmin duhur, por me kalimin e kohës u bë i rëndësishëm dhe i palëvizshëm nga formacioni.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, burrelasi zhbiron fakte e ngjarje të këndshme, të përjetuara në një skuadër të një qyteti të vogël si Rrogozhina. Por Egnatia në këtë sezon, po fikson një histori me plot ngjarje të bukura, të paprovuara kurrë më parë.

Pas fitores me Erzenin u realizua ëndrra e madhe e pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës. Si e pritët këtë sukses?

Për Egnatian është një sukses shumë i madh, pasi jemi një ekip që i përkasim një qyteti të vogël si Rrogozhina, por që e kanë vënë re të gjithë që është një popull shumë futbolldashës.

Sa i kënaqur jeni me performancën tuaj në këtë sezon?

Kam luajtur për shumë vite në qytetin e vendlindjes sime në Burrel, por kam qenë pjesë edhe e disa ekipeve të tjera. Performanca ime lidhet me tërë performancën e mirë që po bën aktualisht Egnatia. Këtu në Rrogozhinë e them hapur se ndihem si në shtëpinë time, sepse kemi një supergrup.

Për kampionatin janë edhe dy ndeshje. Me Teutën në Durrës dhe me Kukësin në Rrogozhinë. Një parashikim për to?

Ne do të shkojmë për të dhënë maksimumin në këto dy ndeshje. Do të mundohemi të japim e të marrim më të mirën.

Po afron finalja e Kupës së Shqipërisë, më 1 qershor ndaj Tiranës. Çfarë atmosfere zotëron momentalisht në prag të kësaj ndeshjeje?

Atmosfera është shumë e mirë. Të gjithë janë optimistë për këtë ndeshje finale ndaj Tiranës, pasi duam që Kupa të vijë në Rrogozhinë. Ne do të bëjmë gjithçka për këtë.

U bënë disa ndeshje që luani në “Arena Egnatia” pa tifozë. Keni një mesazh për ta?

Na mungojnë shumë. Ata janë një aset i pazëvendësueshëm për ne. Para se të dënoheshin, të gjithë e kanë parë se si mbushej çdo ndeshje në “Arena Egnatia”. Edhe në këtë periudhë të fundit, që kanë qenë të dënuar, në ambientet përreth stadiumit tifozët tanë na ndjekin me shpirt e me zemër dhe na inkurajojnë fuqishëm.

Shpresoj që t’i kemi kënaqur me arritjet tona dhe t’ua shpërblejmë atyre këtë përkrahje e mbështetje, duke fituar për herë të parë Kupën e Shqipërisë. Për të festuar së bashku me ta gjithçka të mirë që kemi bërë në këtë sezon.

Ky sezon që po mbyllet ka sjellë shumë rekorde pozitive. Do të veçonit ndonjë gjë që ju ka bërë më tepër përshtypje?

Të gjitha faktet e këtij sezoni më vjen mirë që po çmohen si historike. Nuk ka më bukur se sa kaq. Ndihem krenar që i përkas kësaj skuadre, e cila vërtet ka bërë një sezon të mrekullueshëm.

Keni shënuar vetëm një gol, në atë fitore 4-0 ndaj Vllaznisë. Si ka mbetur në memorien tuaj ai finalizim mjeshtëror?

I kam vënë një emër atij goli. Do ta quaj përgjithnjë me emrin goli i jetës.

Egnatia ka një president që po investon fuqishëm. Ju duket kjo një garanci për të ardhmen?

Mendoj se Egnatia është me fat që ka në krye të klubit një njeri kaq të thjeshtë dhe korrekt.

FATMIR EFICA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"