Europa Legaue/ Roma kërkon të përsërisë Tiranën, zbresin në fushë Juventus e Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2023 | 9:20

Europa Legaue/ Roma kërkon të përsërisë Tiranën, zbresin në fushë Juventus e Junajtid

Sot do të luhen ndeshjet e kthimit në Ligën e Europës për turin e çerekfinaleve. 4 ndeshjet që do të zhvillohen, do të nisin nga ora 21:00, teksa rezultatet e ndeshjeve të para, i kanë lënë të gjitha takimet e hapura.

GETTY_UEFA-Europa-League-2022-23-Group-Stage-Draw_SPO_GYI1418157668jpg-JS755839273

Manncester Junajtid udhëton drejt Spanjës, ku do të përballet me Seviljan. Ndeshja e parë në “Old Traford”, u mbyll me rezultatin 2-2. Juventus ka një transfertë delikate në Portugali, ku përballë do të ketë skuadrën e Sportingut. Ndeshjen e parë, bardhezinjtë e kanë fituar me rezultatin 1-0.

Roma do të presë në shtëpi Fejnordin e Roterdamit. Verdhekuqtë kanë humbur ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 1-0, teksa në Romë synohet kthimi i rezultatit. Të dyja ekipet, ishin sezonin e shkuar finalist të Ligës së Konferencës. Ndeshja tjetër çerekfinale është ajo mes Rojal Union dhe Leverkusenit që luhet në Belgjikë. Takimi i parë ka përfunduar në barazim 1-1.

Ndeshjet:

21:00 Roma – Fejnord (0-1)
21:00 Rojal Union – Bajer Leverkusen (1-1)
21:00 Sevija – Mançester Junajtid (2-2)
21:00 Sporting – Juventus (0-1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"