“EURO 2024″/ Silvinjo del kundër idesë të re për UEFA-n, trajneri i Kombëtares shqiptare nuk preferon që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 23:23

“EURO 2024″/ Silvinjo del kundër idesë të re për UEFA-n, trajneri i Kombëtares shqiptare nuk preferon që…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo është kundër vendimit që pritet të marrë UEFA, ku këtë të hënë do të shqyrtohet propozimi për të shtuar numrin e lojtarëve që do të grumbullohen për në Evropian, nga 23 në 26.

Silvinjo

Corriere dello Sport ka zbuluar se vetëm 2 nga 24 trajnerët që marrin pjesë në “Euro 2024” janë kundër zgjerimit të listës. Trajneri i Francës, Didie Deshamp dhe Silvinjo nuk preferojnë që ky rregull të ndryshojë.

Të gjithë trajnerët ndodhen këtë të hënë në Dyseldorf ku do të japin opinionin e tyre për këtë temë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"