EURO 2024/ Për herë të parë me Kroacinë, fati e desh të përballemi në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 19:06

EURO 2024/ Për herë të parë me Kroacinë, fati e desh të përballemi në Europian

Goglat e Shortit të EURO 2024 e kanë dërguar Shqipërinë në Grupin B, që nga të gjithë është konsideruar si grupi i “ferrit” Kuqezinjtë do të kenë dy gjigandët e futbollit europian, Spanjë dhe Itali, si dhe Kroacinë. Në dallim nga dy të parat, me Kroacinë Shqipëria nuk është ndeshur në asnjë rast.

GRUPI B

Fati e desh që të besuarit e Silvinjos të përballen me kroatët në Kampionatin Europian. Trajner i Kroacisë është ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, Zllatko Daliç.

Kampionati Europian i Gjermanisë nis më 14 qershor 2024. Ndeshja hapëse e këtij turneu europian do të jetë ajo mes organizatorëve të Gjermanisë dhe Skocisë. Ky takim është planifikuar të luhet në Mynih më 14 qershor dhe do të nisë në orën 21:00

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"