EURO 2024, Kualifikueset/ 19 gola në 7 ndeshje, Ronaldo feston me dopietë, Maqedonia e Veriut dhe Danimarka bëjnë detyrën! Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)
U luajtën mbrëmjen e sotme 7 duelet kualifikuese të Europianit që prodhuan në total plot 19 gola. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte te supersfida mes Italisë dhe Anglisë që përfundoi me rezultatin 1-2, ndërkohë po në Grupi C, Maqedonia e Veriut mposhti në shtëpi Maltën.
Në duelet e tjera, Portugali bëri detyrën ndaj Lihtenshtenit, duke u mjaftuar me triufin 4-0, ku dy gola u shënuan nga Kristiano Ronaldo.
Në dy sfidat e tjera të këtij grupi, Bosnja mposhti 3-0 Islandën, ku spikati mesfushori i Milanit, Kruniç, që shënoi dopietë, teksa dueli mes Sllovakisë dhe Luksemburgut u mbyll në shifrat 0-0.
Në dy duelet e tjera, Danimarka mundi Finlandën me rezultatin 3-1, falë tripletës së sulmuesit të Atalantës, Hojlund, teksa Irlanda e Veriut triumfoi 0-2 ndaj San Marinos. Ndërkohë në orën 16:00, Sllovenia triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Kazakhistanit.
REZULTATET:
GRUPI C
Itali-Angli 1-2
Retegui 56′ / Rajs 13′ , Kejn 44′ (p)
Maqedoni e Veriut-Maltë 2-1
Elmas 66′, Çurlinov 72′ / Janik 86′
GRUPI H
San Marino-Irlandë e Veriut 0-2
Çarlis 24′ , 55′
Danmarkë-Finlandë 3-1
Hojlund 21′, 82′ , 90+3’/ Antman 53′
GRUPI J
Bosnjë Hercegovinë-Islandë 3-0
Kruniç 14′ , 40′ , Dediç 63′
Sllovaki-Luksemburg 0-0
Portugali-Lihtenshtejn 4-0
Kanselo 8′ , Bernardo Silva 47′, Ronaldo 51′ (p), 63′
FORMACIONET ZYRTARE
GRUPI C
Itali-Angli
Maqedoni e Veriut-Maltë
GRUPI H
San Marino-Irlandë e Veriut
Danmarkë-Finlandë
GRUPI J
Bosnjë Hercegovinë-Islandë
Sllovaki-Luksemburg
Portugali-Lihtenshtejn
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"