Eskuerdinja nuk ia del, Arapi e nis si titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2015 | 14:18

Eskuerdinja nuk ia del, Arapi e nis si titullar

ARAPIMesfushori i Skënderbeut, Françisko Duarte, ose i njohur ndryshe Eskuerdinja, ka punuar dje veçmas grupit. Nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen e kthimit kundër Milsamit, pas një ndërhyrjeje të rëndë të Nikoliçit, 24-vjeçari ndien akoma dhembje. Kështu, Eskuerdinja nuk ia del të jetë i gatshëm për ndeshjen e Superkupës ndaj Laçit, ndërsa trajneri kërkon që të mos rrezikojë me mesfushorin. Ndërkohë që mbrojtë- si 28-vjeçar, Renato Arapi, do të jetë i gatshëm për numrin një të pankinës bardhekuqe në sfidën e 12 gushtit ndaj Laçit. Ai, me shumë gjasa, do ta nisë titullar këtë përballje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"