“Është turp, treguan harbutëri ndaj nesh”, Gjoka shfryn ndaj Pogradecit: Për arbitrat duhet të ankohemi ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2022 | 22:40

“Është turp, treguan harbutëri ndaj nesh”, Gjoka shfryn ndaj Pogradecit: Për arbitrat duhet të ankohemi ne

Turbina mori një fitore të çmuar në Pogradec dhe tashmë ka më shumë shpresa për mbijetesën. E megjithatë, në klub janë shqetësuar nga deklarata e dhënë prej palës tjetër. Është presidenti, Gentjan Gjoka, që i quan të tepërta ankesat, në një kohë kur ishin që ata hasën një sjellje harbute prej tifozëve.

gentjan gjoka

“Më vjen keq që trajneri i Pogradecit ankohet për gjykimin, kur jemi ne ata që duhet ta bëjmë këtë. Jemi dëmtuar në këtë sfidë mbijetese, sepse goli i tyre ishte faull. Pamjet filmike janë, ndaj le t’i shohin. Morëm kartonë të shumtë, në një kohë që kundërshtarit iu kursen. Nuk është hera e parë që na ndodh, pasi arbitrat na kanë hyrë në hak. Tifozët vendës na pritën shumë keq. Hodhën sende të forta në fushë dhe kjo është e patolerueshme.

Ne shkuam në Pogradec të luanim futboll dhe jo të bënim luftë. Në Cërrik i kemi mirëpritur, madje kanë fituar në fushën tonë dhe u kemi dhënë dorën. Është turp, treguan harbutëri ndaj nesh. Sa i përket ekipit tim, dua t’i falënderoj të gjithë. U treguan heronj të vërtetë. Tani nuk duhet të ndalemi më. Një gjë ta dinë të gjithë: Turbina do të qëndrojë në Kategorinë e Parë, sepse e meriton”, tha presidenti për “Panorama Sport”.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"