“Është sulmuesi më i mirë në kampionat”, presidenti i thur elozhe futbollistit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 22:08

“Është sulmuesi më i mirë në kampionat”, presidenti i thur elozhe futbollistit shqiptar

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani cilësohet si sulmuesi më i mirë në Rumani. Ai ka arritur të realizojë 11 gola në 13 ndeshje me fanellën e Rapidit të Bukurushtit, duke u shndërruar në një lider. Së fundmi ka qenë një prej pronarëve të Rapidit që i ka thurur elozhe shqiptarit të Kosovës. 

rrahmani-1

“Albion Rrahmani është sulmuesi më i mirë në kampionatin e Rumanisë”, ka thënë njëri prej pronarëve të Rapid Bukureshtit, Victor Angelesku për “Fanatik”. 

Vlerësime Rrahmani ka marrë edhe nga ish-sulmuesi i Rumanisë, Adrian Mutu, i cili është trajner i Kluzhit të Ajetit.  

“Rrahmani është lojtar shumë i lëvizshëm. Rrahmani ka vlerë dhe ka elegancë në shënimin e golave”, ka thënë Mutu për “Fanatik”. Rrahmani 23-vjeçar ka shënuar 11 gola në 13 ndeshje në Superligën e Rumanisë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"