“Është bukur të luash pas një mbrojtje si kjo e jona”, Zomer: Dueli ndaj Juventusit? Skuadra nuk donin të merrnin shumë rreziqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 23:36

“Është bukur të luash pas një mbrojtje si kjo e jona”, Zomer: Dueli ndaj Juventusit? Skuadra nuk donin të merrnin shumë rreziqe

Portieri i Interit, Jan Zomer, komentoi barazimin 1-1 që Interi regjistroi në transfertë ndaj Juventusit. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “DAZN”, gardiani zikaltër ndër të tjera deklaroi:  

 SOMER

“Në pjesën e dytë mund të shihje se të dyja skuadrat nuk donin të merrnin shumë rreziqe, ishin kompakte, solide, pak a shumë pa shanse nga të dyja palët. Ne pësuam gol të parët dhe është e vështirë kundër një ekipi si Juventusi që është kaq i fortë në mbrojtje. Është mirë që arritëm menjëherë golin e barazimit dhe në fund është një pikë e mirë për ne. 

Më duhet të them si portier se është bukur të luash pas një mbrojtje si kjo e jona. Kur keni shumë ndeshje të nivelit të lartë në një sezon, është thelbësore të pësoni pak gola. E patë sot, ishte një lojë taktike, jo shumë raste”, deklaroi Zomer.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"