Erzeni ndeshet me Turbinën në transfertë, Kapllani lë pushim 4 fantastikët e mbrojtjes në duelin e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 11:50

Erzeni ndeshet me Turbinën në transfertë, Kapllani lë pushim 4 fantastikët e mbrojtjes në duelin e Kupës

Erzeni luan sot në orën 15:00 në transfertë ndaj Turbinës së Cërrikut ndeshjen e parë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Shijakasit mësohet se do të aktivizojnë disa lojtarë të rinj.

Erzeni Krasniqi

Katërshja fantastike e mbrojtjes, që po spikat me rekordin e tyre pa pësuar asnjë gol në pesë ndeshje kampionat, do të lihet pushim për këtë takim.

Bëhet fjalë për portierin Dashamir Xhika, si dhe mbrojtësit Ardit Iljazi, Gëzim Krasniqi, Nehar Sadiki dhe Ardit Peposhi.

Ky i fundit u dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Laçit, por po shkon drejt riaftësimit dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e së premtes në kampionat kundër Bylisit.

Në formacionin që Erzeni do të luajë sot mund të ketë surpriza, pasi trajneri Xhevahir Kapllani ka grumbulluar edhe lojtarë që janë pjesë e të rinjve, si Lleshi apo Isteri.

Mungesa të sigurta janë Avdiu dhe Goga, të cilët janë me Kombëtaren U-20 në turneun që zhvillon në Kroaci. Në majën e sulmit pritet të startojë sot senegalezi Thiub, i mbështetur nga Ademi dhe Maloku.

Në mesfushë titullar do të jetë slloveni Kriviçiç, i cili ende nuk është në formën e tij më të mirë. Në pozicionet e tjera, krahas portierit Hasanbelli, mendohet të luajnë nga minuta e parë edhe Osmanllari, Enk, Doksani, Asani dhe Troplini.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"