Erzeni në ngërç, duhet kthesa me Dinamon. Ja çfarë nuk shkon te shijakasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2023 | 20:44

Erzeni në ngërç, duhet kthesa me Dinamon. Ja çfarë nuk shkon te shijakasit

Skuadra e Erzenit, në katër javët e fundit është prekur nga epidemia e rezultateve të dobëta duke mos gjetur akoma rrugëndrejt fitoreve ku kanë regjistruar dy humbje e dy barazime.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Shijakasit në tabelën e renditjes qëndrojnë në vendin e 8-të me 13 pikë të mbledhura, një pikë më pak se Teuta e Dinamo, të cilët po ashtu duken në ngërç rezultatesh pozitive. Në një reflektim e analizë të kujdesshme, shohim se ankthi e presioni janë shtuar dukshëm në radhët e shijakasve. Faktor ndikues në këtë situatë të rënduar ka qenë dhe mungesa e mbështetjes masive e tifozëve si shkak i pezullimit të tyre nga FSHF-ja. Tjetër faktor në pozitat kritike ka qenë edhe vuajtja në gjetjen e golit. Arsye të cilën shpesh e ka ngritur edhe tekniku Deliallisi bashkë me mungesën e një stadiumi, pavarësisht përshtatjes së tyre në fushat e tjera. Të dielën ata luajnë kundër Dinamos, dhe pritet një rikuperim për t’u ngjitur. Lojtarët janë mobilizuar, e sipas burimeve brenda klubit, u është komunikuar që reagimet në përballjen kundër Dinamos,të jenë pikënisje e kthesës.

ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"