Erzeni kërkon fitoren ndaj Tiranës, në dyshim është vetëm Ardit Peposhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2022 | 17:49

Erzeni kërkon fitoren ndaj Tiranës, në dyshim është vetëm Ardit Peposhi

Erzeni ka zbritur dje në fushë, duke nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Tiranës, e vlefshme për javën e fundit të fazës së parë, që do të zhvillohet ditën e shtunë. Shijakasit vijnë pas një disfate në fushën e tyre, 0-2, ndaj Kukësit duke pësuar kështu humbjen e parë në shtëpi, aty ku kishte pikën më të fortë.

Erzeni Krasniqi

Në tri ndeshjet e fundit Erzeni ka marrë vetëm një barazim, ndryshe nga çfarë bëri në nisjen e sezonit. Një tregues është fakti që kur Erzeni pëson gol, nuk gjen dot forcë të barazojë apo kthejë rezultatin, ndërsa kur shënon është e vështirë ta kalosh mbrojtjen shijakase.

Tifozët nuk e kanë lënë ekipin pa përkrahje edhe pas kësaj humbjeje, ku po mundohen që t’i japin kurajë djemve që të rikthehen në rezultatet pozitive. Në rrjetet sociale ata premtojnë se do të jenë të shumtë në transfertën e Tiranës dhe se mezi e presin këtë takim. Grupi i lojtarëve është i plotë, me përjashtim të Ardit Peposhit, që po stërvitet veçmas dhe nuk ka qenë i gatshëm në tri ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi. Mungesa e tij vlen të theksohet që është ndier shumë tek ekipi shijakas, pasi këto tri ndeshje që kuksiani nuk ka qenë pjesë, Erzeni ka marrëvetëm 1 pikë.

Kjo konfirmon se Peposhi është një pikë referencenë mbrojtje dhe shumë i rëndësishëm për ekipin. Në takimet efundit, në vend të tij në krahun e majtë është aktivizuar Xhelil Asani, i cili ende nuk mund të thuhet se është përshtatur totalisht me lojën e skuadrës.

RONALD FAJA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"