Erzeni jep sinjale para startit të kampionatit, Agim Zeka i jep fitoren në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2023 | 20:42

Erzeni jep sinjale para startit të kampionatit, Agim Zeka i jep fitoren në miqësore

Erzeni pak nga pak duket se po konfigurohet sa i përket starti të kampionatit. Skuadra shijakase ka zhvilluar sot provën e fundit para ndeshjeve të Superiores që nisin javën e ardhshme, me një miqësore ndaj Erzenit.

korabi erzeni

Shijakasit triumfuan 1-0 në sfidën që kishin organizuara përballë Korabit të Kategorisë së Parë, me Agim Zekën, ish-mesfushorin e kombëtares U21, i cili i dha fitoren me golin e shënuar në minutën e 57.

Erzeni luan javën e parë të kampionatit në transfertë, përballë Laçit, në një edicion ku pavarësisht vështirësive me të cilat e nis, objektivi do të jetë i njëjtë, ai i mbijetesës në elitë.

Erzeni-Korabi 1-0
Agim Zeka 57’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"