Erzeni fiton miqësoren me Suharekën, Deliallisi: Treguam karakter, shpresoj ta bëjmë dhe me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2023 | 11:10

Erzeni fiton miqësoren me Suharekën, Deliallisi: Treguam karakter, shpresoj ta bëjmë dhe me Partizanin

Duke përfituar nga pauza e ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve, Erzenit zhvilloi të dielën në kompleksin “Olympic Park” në Durrës një miqësore me klubin e Ligës së parë kosovare, FC Suhareka. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3:2 për shijakasit.

deliallisi

Ata vuajtën në këtë test, pasi 45-minutëshi i parë u mbyll 2-0 në favor të miqve, ndërsa pjesa e dytë rezervoi kthimin, ku protagonistë ishin Redon Mihana, Flavio Meçja e Sokol Kiqina.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Alfred Deliallisi u shpreh se kjo miqësore i shërbeu për të parë se në çfarë gjendjeje janë lojtarët që kanë marrë pak minuta gjatë kampionatit.

“Kjo ndeshje me Suharekën ishte një provë e rëndësishme, që unë të gjykoj më mirë se ku mund të mbështetem, për më tepër që luajtën dy formacione mikse gjatë 90 minutave. Disa lojtarë i lashë pushim, si Peposhi, Migone, Zeka dhe Osmanllari, i cili që është në fazë rikuperimi. Në pjesën e parë nuk u treguam shumë dominantë, por në të dytën arritëm ta kontrollojmë lojën e të gjejmë rrugën e rrjetës tri herë, duke kaluar edhe në avantazh.

Nuk e lejuam kundërshtarin të krijonte raste shënimi në këtë pjesë. Nga kjo miqësore dola i kënaqur, sepse skuadra tregoi karakter, gjë të cilën shpresoj ta bëjë edhe në kampionat kundër Partizanit”, deklaroi Deliallisi për gazetën.

Ndërkohë, Erzeni do të lua jë ndeshjen e fundit të fazës së parë kundër Partizanit të hënën e ardhshme në stadiumin “Arena e Demave”, pasi fusha e Rrogozhinës nuk është gati.

87878

ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"