Erzeni dhe Egnatia nuk prishin punë njëri-tjetrit, barazim mes mërzisë në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 23:52

Erzeni dhe Egnatia nuk prishin punë njëri-tjetrit, barazim mes mërzisë në Durrës

Erzeni dhe Egnatia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola në duelin e sotëm në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Erzeni Egnatia

Një ndeshje ku në fakt dy skuadrat krijuan pak lojë e raste për shënim, duke menduar më shumë për të mos rrezikuar në prapavijë. Kjo bëri që sfida të kishte pak emocione e në fund nxori të dy palët të kënaqur disi nga fusha e lojës, pasi morën pikë të rëndësishme për renditjen e tyre në kampionat.

ERZENI 0-0 EGNATIA

KOMENTI LIVE:

90’+3′ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0. 

90′ Jepen 3 minuta shtesë.

89′ Largohet nga fusha Fangaj për t’i bërë vend Lilës.

85′ Gabime të shumta të dy skuadrave në mesfushë ndërsa mbrojtjet në të dy krahët vetëm largojnë topin.

80′ Delarzh i lë vendin në fushë të riut Meçja në radhët e Egnatias.

77′ Kriviçiç merr vendin e Alan në radhët e Erzenit.

76′ Mihana nis një top në shtyllën e parë për Delarzh por sfera përfundon në duart e Xhikës.

74′ Asani harkon nga e majta, Avdiu në shtyllën e dytë nuk arrin të gjuajë në portë dhe shkakton faull.

66′ Iljazi tenton nga e djathta të gjejë golin por gjuajtja e tij nga rreth 30 metra përfundon jashtë.

63′ Ademi i lë vendin në fushë Avdiut.

63′ Fangaj ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Ademit.

61′ Mihana merr topin në zonën kundërshtare dhe tenton të gjuajë, por bllokohet nga mbrojtësit.

60′ Alan harkon nga e majta një goditje dënimi dhe Malota devijon duke rrezikuar autogolin.

59′ Mihana, Agbekpornu dhe Xhekson marrin vendin e Zejnullahit, BamBam dhe Kacbufit.

56′ Delarxh hyn në zonë në krahun e djathtë dhe në fundore niset drejt portës por rrëzohet pas një kontakti me Asanin. Rrogozhinasit kërkojnë penallti por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

49′ Vazhdon e njëjta tabllo me pjesën e parë me dy skuadrat që afrohen pranë zonës kundërshtarë e më pas nuk gjuajnë pasi gabojnë pasimin e fundit.

46′ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë pa shumë raste për t’u shënuar dhe pa gola.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

39′ Shumë gabime në pasime në këto minuta me skuadrat që nuk oa dalin të krijojnë raste të rrezikshme.

33′ Harkim nga e majta e sulmit të Egnatias për Fangajn ne shtyllën e dytë por gjuajtja me kokë e mbrojtësit nuk gjen katërkëndorin.

30′ Kahrimanoviç lëshon një gjuajtje të fortë ballore nga jashtë zonës thuajse duke zënë në befasi Sherrin i cili grushton me vështirësi.

29′ Ademi fiton topin në krahun e djathtë dhe lëshon një gjuajtje të fortë e cila devijohet dhe ndalet nga Sherri në shtyllën e parë ndërsa më pas është Malota i cili largon sferën.

21′ Ndodh gjithçka në zonën e Erzenit. Zejnullai shfaqet para Xhikës i cili nuk ia del të largojë sferën nga këmbët e tij por topi devijohet e përfundon te Delarxh. Ky i fundit gjuan në portën e boshatisur por një mbrojtës e largon në vijën fatale e pastaj sfera shkon në këndore. Egnatia kërkon penallti dhe Erzeni faull për portierin por gjyqtari akordon goditje këndi.

14′ Zejnullai është lojtari i parë i ndëshkuar me karton të verdhë në këtë duel për një faull në mesfushë.

9′ Iljazi tenton të harkojë  në krahun e djathtë, Zejnullahi bllokon gjithçka dhe fiton fundoren.

6′ Erzeni ka iniciativën në minutat e parë duke kërkuar një gol të shpejtë sidomos me shpërthimet e Nonato.

1′ Nis dueli në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE –

ERZENI – Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Asani; Kadriu, Kahrimanoviç, Mehmeti; Ademi, Nonato, Alan. Trajner: Xhevahir Kapllani.

EGNATIA – Sherri; Kacbufi, Malota, Atanda, Fangaj; Agbekpornu, Zejnullai, Selita, Fernando, Delarzh, BamBam. Trajner: Edlir Tetova.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Erjon Bastari (Tiranë)

Asistent i parë – Mario Shazivari (Tiranë)

Asistent i dytë – Tauland Kasa (Vlorë)

Arbitër i katërt – Dorjan Maletaj (Tropojë)

VAR – Enea Jorgji (Elbasan)

AVAR – Dojando Myftari (Tiranë)

WhatsApp Image 2022-10-07 at 2.50.06 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"