Ernest Muçi përforcim, por Beshiktashit i duhen… gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 20:52

Ernest Muçi përforcim, por Beshiktashit i duhen… gola

Beshiktashi po kalon një sezon zhgënjyes, duke përfunduar në vendin e katërt dhe me pikë të barabarta me Rizesporin.

muci

Një nga problemet kryesore në këtë sezon që u vu re, ishte edhe shënimi i pakët i golave. Për këtë arsye në janar, klubi ndërhyri në merkato duke afruar Ernest Muçin, lojtarin e Kombëtares me detyrën për të krijuar sa më shumë raste ndaj kundërshtarit dhe aksione të rrezikshme që do t’u shërbejnë sulmuesve të tjerë të ekipit.

Deri tani, klubi turk ka shënuar 42 gola, shifër kjo që nuk ndodhte që para 17 vitesh, përkatësisht në sezonin 2006-2007. Ndërkohë, Beshiktashi shënoi 60 gola vitin e kaluar, ndërsa kur fitoi kampionatin në sezonin 2015- 2016 arriti 71 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"