Ernest Gjoka nis zyrtarisht punën në klubin e ri: Të kërkojmë titullin në 5 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 22:43

Ernest Gjoka nis zyrtarisht punën në klubin e ri: Të kërkojmë titullin në 5 ndeshje

Ernest Gjoka është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i skuadrës së Shkupit, Tekniku i cili në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ka fituar titullin me Shkëndijën e Tetovës, i është bashkuar këtij klubi për pesë ndeshjet e fundit nga sezoni i rregullt në këtë edicion, por edhe për atë pasardhës.

gjoka

“Jam i kënaqur që kam ardhur në një skuadër siç është Shkupi, një skuadër që është ndërtuar për të dalë kampion, një skuadër elitare e futbollit të Maqedonisë. Sigurisht se jam i lumtur që jam bashkuar me ta. Kështu që mendoj dhe shpresoj që së bashku të gjithë, që këto pesë finale t’i kthejmë në favorin tonë, pse jo të kërkojmë titullin kampion për atë që edhe është ndërtuar kjo skuadër”, tha Gjoka pas firmës në marrëveshjen që e lidh me klubin.

Gjoka zbriti menjëherë në fushën stërvitore duke nisur punën me lojtarët, të cilët kanë përpara 5 ndeshje të zjarrta në ndjekje të Strugës kryesuese, me të cilën kanë vetëm 2 pikë diferencë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"