Erling Haland përfundon në dhomat e Realit: Luka Modriç, je një legjendë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 16:24

Erling Haland përfundon në dhomat e Realit: Luka Modriç, je një legjendë

Pas ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit, ka pasur një moment të veçantë. Sulmuesi i “Qytetarëve”, Erling Haland, ka vizituar dhomën e zhveshjes së Realit të Madridit për të shkëmbyer fanellën e tij me veteranin e “los blancos”, Luka Modriç, të cilin e admiron për karrierën e tij të jashtëzakonshme, siç raporton “OkDiario”.

16629861219427

 

“Modriç je një legjendë”, i tha ish-lojtari i Dortmundit mesfushorit kroat të Realit. Modriç u fut në fushë në njëzet minutat e fundit, në një pikë vendimtare të ndeshjes, kur Siti ishte në epërsi 2-3 pas përmbysjes me golat spektakolarë të Foden dhe Gvardiol. Prania e Lukës solli qetësi dhe kthjelltësi në lojën e Madridit në një kohë kur nervat kërcënonin të dominonin ekipin e Ançelotit. Me kroatin në lojë, Reali arriti të rikuperohej, pasi ishte prapa në tabelë me dy gola të pësuar në pesë minuta, një situatë që do të kishte demoralizuar çdo skuadër.

Reali barazoi rezultatin falë një goditjeje të fuqishme të Valverdes, të shërbyer mjeshtërisht nga Vinicius.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"