Erling Haland kërkon të prishë mallkimin kundër Reali Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 15:49

Erling Haland kërkon të prishë mallkimin kundër Reali Madridit

Erling Haland do të kërkojë të thyejë një tabu në ndeshjen çerekfinale të kthimit në Ligën e Kampioneve kundër Realit të Madridit të mërkurën në “Etihad”.

haland

Sulmuesi norvegjez, i cili edhe këtë vit vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i qytetarëve”, nuk ka shënuar në asnjë nga tri përballjet e tij në karrierë kundër Realit të Madridit. Numri 9 i Pep Guardiolës ka bërë tetë goditje drejt portës së rekordmenëve spanjollë, me 6 prej tyre që kanë përfunduar në kuadrat, por nuk kanë prodhuar ende gol.

Në fakt, skuadra e Karlo Ançelotit është i vetmi kundërshtar ndaj të cilit ai ka luajtur më  shpesh në futbollin europian, pa i ndëshkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"