Erion Bogdani në tribunë, Ervin Bulku në stol

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 17, 2015 | 16:00

Erion Bogdani në tribunë, Ervin Bulku në stol

shqiperiGjatë ndeshjes së djeshme është vënë re diçka e çuditshme sa i përket stafit të Kombëtares. Në momentin e fillimit të ndeshjes, Erion Bogdani është parë që të ngjitet në tribunën VIP të stadiumit së bashku me kapitenin Lorik Cana. Ndihmëstrajneri i Kombëtares nuk ka qëndruar si zakonisht në pankinë, por e ka ndjekur ndeshjen si “i ftuar special”.

Me sa duket ka qenë diçka e rastësishme, pasi vetë Bogdani ka qenë me veshjen e stafit të Kombëtares. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Xhani De Biazi u pyet për këtë fakt, por përgjigjja e tij ishte sa diplomatike aq edhe “për të kaluar radhën”. Në emisionin kushtuar ndeshjes së Kombëtares në TVSH, moderatorja Hygerta Sako i ka drejtuar këtë pyetje trajnerit të kuqezinjve dhe ai është përgjigjur. “Nuk ka vend për të gjithë”.

Një përgjigje që nuk e sqaron aspak atë që ka ndodhur, ndërkohë që mjaft të kujtojmë se në pankinë ka qëndruar edhe Ervin Bulku, përveç stafit dhe lojtarëve rezervë të Kombëtares. Ishbomberi i kuqezinjve është afruar prej disa kohësh si pjesë e stafit të Kombëtares, megjithatë mungesa e tij në pankinë, në ndeshjen e fundit që Shqipëria ka zhvilluar për këtë vit, apo edhe e fundit në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ka hije të forta dyshimi.





www.minuta90.com