“Erdhi Sahati”. Tirana nxjerr në shitje biletat për derbin e 3 dhjetorit me Partizanin, ja çmimet sipas sektorëve në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 15:05

“Erdhi Sahati”. Tirana nxjerr në shitje biletat për derbin e 3 dhjetorit me Partizanin, ja çmimet sipas sektorëve në “Air Albania”

Derbi kryesor i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të rikthehet më 3 dhjetor, që do jetë dueli i dytë sezonal mes dy ekipeve. Tirana është organizatore e kësaj sfide dhe si e tillë bardheblutë kanë nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e 3 dhjetorit që do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00. Bleta shkojnë nga 500 lekë më e lira deri në 5000 lekë më e shtrenjta.

derbi

Ja njoftimi i Tiranës për shitjen e biletave të derbit dhe çmimet sipas sektorëve:

”Erdhi SAHATI!

Në çdo derbi të jetës me ty jetova!

Biletat e ndeshjes tashmë janë në shitje online dhe në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Luhet ndeshja, KF Tirana-FK Partizani. Të presim në stadium!

3 Dhjetor 2023, 19:00, Stadiumi “Air Albania”. Bli biletën tënde”

derbi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"