Erdhën me bujë, por dy ganezët bëjnë me dhimbje koke Memellin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2022 | 21:30

Erdhën me bujë, por dy ganezët bëjnë me dhimbje koke Memellin

Skënderbeu ka treguar forcën ndaj Vllaznisë duke u përballur si i barabartë në ndeshjen e fundit miqësore të zhvilluar në Korçë. Por ajo që bëri më shumë përshtypje në takimin e fundit dhe që u pasua edhe me seancën stërvitore të djeshme, ishte numri i limituar i lojtarëve që Memelli ka në dispozicion.

Skenderbeu Stervitje

Në këto momente, trajneri bardhekuq ka vetëm 15 lojtarë të gatshëm për lojë duke lënë mënjanë dy të dëmtuarit. Bëhet fjalë për dy ganezët, Randi Dumfur dhe Dramae Konate. Të dy futbollistët nuk janë pjesë e grupit të punës së Memellit për arsye dëmtimesh dhe nuk dihet ende se sa kohë do të mungojnë.

Konate, i ardhur nga Verona në Korçë, duket se nuk ka qenë asnjëherë gati. Lojtari që në momentin e parë të prezantimit ka bërë me dije se ka problem me gjurin. Ekzaminimet e para kanë rezultuar seproblemi qëndron te menisku.

Nëkushte të tilla drejtuesit eSkënderbeut kanë vendosur që Konate të kryejë vizita mjekësore të detajuara dhe më pas kur të mësojnë kohëzgjatjen e rikuperimit do të vendosin rreth kushteve të bashkëpunimit.

Memelli Lici

Nga ana tjetër edhe Randi duket seka të njëjtin problem membrojtësin. Lojtari ka marrë njëgoditje në stërvitje çka i kakushtuar një problem në gju. Përmomentin ganezi i rikthyer te Skënderbeu po vijon me terapi, ndërsa do të kryejë kontrollet në mesjavë për të parë gravitetin e problemit. Nisur ngakëto, Memelli është gjithë sy eveshë nga merkatoja.

Bardhekuqtë ende nuk e kanë mbyllurdritaren e afrimeve teksa Takaj, nga sa bëjnë me dije burimet, është në përmbyllje edhe të dy afrimeve të tjera që do të jenëpjesë e Skënderbeut. Por, gjithçka është hermetike në kampin bardhekuq.

Nga ana tjetër, korçarët janë në pritje edhe të dy afrikanëve që kanëgjetur akordin me klubin dhe pritet të mbërrijnë në fund të këtij muaji.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"