EPISODET/ Indinjatë te Barcelona, sa shumë penallti të mohuara në La Liga!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 19:56

EPISODET/ Indinjatë te Barcelona, sa shumë penallti të mohuara në La Liga!

 

Barcelona dukt e paragjykuar nga gjyqtarët në këtë pjesë të parë të seoznit 2023-2024. Të paktën kështu pretendojnë katalanasit. Janë të paktën 10 penallti që mungojnë në llogarinë e Barcelonës, duke iu referuar vetë klubit dhe një shkrimi të gazetës katalanase “Sport”.

00

Ka qenë pikërisht kjo gazetë që i ka bërë jehonë pretendimeve të shumta të Barcelonës jo vetëm në La Liga por edhe në Ligën e Kampioneve. Duke e nisur nga kjo e fundit, Barcelona pretendon për dy penallti të mohuara në dy takimet kundër Shahtjor Donjetskut, njëra në suksesin 2-1 të Barcelonës në “Park Montjuiç” dhe tjetra në humbjen 1-0 në Hamburg.

Por situata është edhe më e rëndë në La Liga, ku kampionët e Spanjës pretendojnë për të paktën tetë penallti të padhëna në favor të ekipit të Ksavit. Indinjata është e madhe, sepse nëse në disa raste Barcelona ia ka dalë ta fitojë ndeshjen pa qenë nevoja e penalltive, krejt ndryshe është situata me takime të tjera ku një penallti më shumë mund të kishte bërë që Barça të kishte ndonjë pikë më shumë në renditje.

Sipas “Sport” rasti më flagrant ka qenë ai në Madrid përballë Vajekanos ku kanë qenë dy raste të qarta që vendimet e gjyqtarëve kanë dëmtuar Barcelonën. ndërsa rasti më i fundit është ai i së dielës në mbrëmje në përballjen kundër Atletikos. Barcelona ka pretenduar për një penallti në favor të Zhoao Feliks, por që nuk është sinjalizuar as nga gjyqtari në fushë (Sançez Martinez) e as nga regjia.

qq

qa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"