EPIKE/ Milani pagoi 40 milionë euro për të, kush është futbollisti që debutoi dhe i dha lamtumirën kuqezinjve në të njëjtin moment

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 23:06

EPIKE/ Milani pagoi 40 milionë euro për të, kush është futbollisti që debutoi dhe i dha lamtumirën kuqezinjve në të njëjtin moment

Një natë shumë emocionuese, ajo e djeshmja për tifozët e Milanit në “San Siro”, teksa disa heronj të klubit i kanë dhënë lamtumirën kuqezinjve. 

caldarda

Kuqezinjtë u ndanë me trajnerin Stefano Pioli, sulmuesin Olivier Zhiru, mbrojtësin Simon Kjaer dhe portierin veteran Antonio Mirante. 

Por më e çuditshmja nga të gjitha është lamtumira me fanellën e Milanit e mbrojtësit Matia Kaldara. Historia e tij është vërtet epike, teksa futbollisti 30-vjeçar bërë debutimin po dje ndërkohë që më pas i dha lamtumirën Milanit në të njëjtën ditë që debutoi me klubin në Serie A. 

Asgjë këtu nuk do të ishte e çuditshme nëse Kaldana nuk do të ishte blerë 6 vjet më parë për rreth 40 milionë euro. 

Megjithatë, ai priti javën e fundit të sezonit në vitin e gjashtë të kontratës me klubin për të luajtur minutat e para me fanellën e Milanit në kampionatin italian. 

Pritej shumë prej tij, por karriera e tij pothuajse dështoi plotësisht. Megjithatë, fansat e kanë pritur me duartrokitje. 

Milani e bleu Kaldarën nga Juventusi në vitin 2018 për 38 milionë euro pa bonuse. Ndërkohë ai ka qëndruar në formë huazimi te Atalanta, Venecia dhe Specia dhe meqë tashmë i ka skaduar kontrata,  ai i dha lamtumirë klubit si lojtar i lirë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"