Ëndrra e Mbapes mund të “digjet”, shkak bëhet transferimi te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 19:07

Ëndrra e Mbapes mund të “digjet”, shkak bëhet transferimi te Reali

Kilië Mbape do t’i thotë lamtumirë PSG-së në fund të këtij sezoni dhe dita ditës shtohen zërat për kalimin e tij në Madrid te Reali. Por prestigjiozja “L’Equipe” ka zbuluar problemin e kësaj lëvizjeje, që mund t’i kushtojë ëndrrën në sirtar sulmuesit francez.

mbape

Këtë verë do të zhvillohen Lojërat Olimpike në Paris dhe Franca është gati që të marrë një medalje dhe në futboll. Trajneri për skuadrën franceze do të jetë Tieri Henri, i cili ka shprehur dëshirën që në skuadrën e tij të jenë Mbape, Grizman dhe Zhiru.

Prestigjiozja franceze zbulon gjithashtu se kjo është dhe ëndrra e Mbapes, i cili kërkon që të fitojë një medalje olimpike për shtetin e tij.

Lojërat Olimpike nisin 10 ditë pas përfundimit të Europianit, një tjetër objektiv kryesor i Mbapes që kërkon të ngrejë një tjetër trofe ndërkombëtar me Francën, kësaj radhe si kapiten.

Problemi qëndron nëse Mbape do të transferohet te Reali, atëherë ai do të duhet të heqë dorë nga skuadra franceze për t’u bashkuar me “galaktikët”, ndryshe nuk do të ketë asnjë ditë pushim, me kampionatin francez që nis menjëherë pas Lojërave Olimpike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"