Endrik i çudit të gjithë, ylli i ardhshëm i Realit bëhet gati të martohet që 17-vjeç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 19:45

Endrik i çudit të gjithë, ylli i ardhshëm i Realit bëhet gati të martohet që 17-vjeç

Sulmuesi 17-vjeçar brazilian Endrik, ka çuditur të gjithë botën me aftësitë e tij në fushë, duke u kthyer shumë shpejt në një yll te Palmeiras, para se të firmoste për Real Madrid ku do të transferohet që këtë verë. Por mediat braziliane kanë zbuluar se Endrik është gati të çudisë të gjithë me një tjetër veprim, duke u martuar që në adoleshencë.

dsffdssfdfsdfsdsfdsfdsdfd

Ndonëse njihet vetëm prej pak muajsh me modelen Gabrieli Miranda, Endrik ka vendosur që të kurorëzojë në martesë lidhjen mes tyre. një vendim që ai e merr sepse është i dashuruar me modelen 23-vjeçare braziliane. Por njëkohësisht, ky është një vendim që shqetëson jo pak personat rrotull tij, që merren me karrierën e lojtarit.

sdffdsfsdfsdfsdsd

Sipas tyre, në këto muaj Endrik duhej të mendonte vetëm si të ishte sa më i përgatitur për karrierën e tij në Europë, në një klub të madh si Real Madrid, duke lënë ndoshta në plan të dytë situatat jashtë fushës së lojës. Stafi i lojtarit mendon se kjo dasmë do t’i heqë atij fokusin nga fusha e lojës, ndaj i kanë kërkuar që të mendojë gjithçka përsëri më me qetësi.

dsfsdffdsfsdsdf

Endrik dhe Gabrieli kanë qenë të pandashëm në këtë periudhë, aq sa ajo e shoqëroi në Europë për ndeshjet e Brazilit ndaj Anglisë dhe Spanjës, duke u shfaqur edhe përkrah futbollistit pas këtyre takimeve. Sulmuesi është i bindur se modelja do ta ndjekë në jetën e re në Madrid, por kjo e fundit deri tani nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

dsfdfdsfdsfsdsfdfdfds dsffsdfdssddfsfdssfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"