Endrik, debutuesi i katërt më i ri te kombëtarja braziliane: Idhull kam CR7

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2023 | 18:49

Endrik, debutuesi i katërt më i ri te kombëtarja braziliane: Idhull kam CR7

Endrik, i riu premtues i nënshkruar nga Reali i Madridit, u bë të enjten lojtari i katërt më i ri në histori që debutoi për kombëtaren e Brazilit, në moshën 17 vjeç e 118 ditë.

Endrick-1

Sulmuesi u aktivizua kundër Kolumbisë në vend të Rafinjës në minutën e 80-të, kur “seleçao” po humbiste 2-1 në ndeshjen e 5-të të kualifikueseve të Amerikës së Jugut për Botërorin 2026. I lindur në Brazilia, sulmuesi i Palmeirasit kaloi mes legjendave të tjera braziliane, si Ronaldo Nazario, i cili debutoi në moshën 17 vjeç e 183 ditë më 24 mars 1994.

Megjithatë, rekordi mbahet nga Pele, i cili bëri paraqitjen e tij të parë me fanellën e Brazilit më 7 korrik 1957, në moshën 16 vjeç e 257 ditë. Me Brazilin debutuan më herët edhe Edu (16 vjeç e 303 ditë) në 1966 dhe Kutinjo (17 vjeç e 28 ditë) në 1960. Endrik Felipe Moreira de Souza, i cili do t’i bashkohet Realit në vitin 2024, pasi të mbushë 18 vjeç, shihet si talenti më i madh brazilian që prej Nejmarit. Në një intervistë për “DailyMail”, sulmuesi ka thënë se idhull ka Kristiano Ronaldon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"