EMRI/ Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë atleti 25-vjeçar shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2023 | 11:58

EMRI/ Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë atleti 25-vjeçar shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka ndërruar jetë atleti shqiptar, Denis Gjura.

policia-greke

Bëhet me dije se 25-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar, por humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen në Patra. Përplasja ka qenë e fortë dhe atleti shqiptar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Mediat greke shkruajnë se Denis Gjura ishte një atlet i Esperos Patras dhe kishte marrë disa çmime siç ishte fitorja në “Run Greece of Patras”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"