Emergjencë totale/ 9 në infermieri, dy futbollistë të Milanit mbyllin vitin (TABELA E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:33

Emergjencë totale/ 9 në infermieri, dy futbollistë të Milanit mbyllin vitin (TABELA E PLOTË)

Nga shiu në breshër dhe një infermieri që vazhdon të mbushet gjithnjë e më shumë. Në pjesën e parë të ndeshjes së Empolit, e para e një turi force që do t’i çojë kuqezinjtë të luajnë 12 ndeshje në 43 ditë, Stefano Pioli humbi edhe Aleksis Salemakersin për shkak të lëndimit.

MILAN 1

Belgu kërkoi të zëvendësohej në minutën e 33-të për shkak të një problemi të gjurit majtas (dëmtimi i pjesshëm i ligamentit anësor), teksa 6 minuta më pas Davide Kalabria, u largua nga fusha me barelë e duke qarë.

Pritet ende konfirmimi, por kapiteni duket se ka pësuar një tërheqje dhe ashtu si Salmakers (6-8 javë pushim) mbyll para kohe vitin 2022.

HUMBIN ÇELSIN – Ekzaminimet e planifikuara për sot do të vlerësojnë gjendjen Simon Kjaerit që gjithashtu doli nga fusha mes dhimbjesh.

Një nokaut i trefishtë që vazhdon ende të zgjerojë listën e të padisponueshmëve për transfertën e Champions-it kundër Çelsit.

Ky grup të dëmtuarish, në fakt, u hap që të shtunën kur Zhunior Mesias nuk udhëtoi fare me ekipin për shkak të një problemi në pulpë, që gjithsesi mund t’i kushtojë vetëm takimin e së mërkurës në Londër.

Në këto kushte janë 9 futbollistët që i mungojnë Piolit pasi javën e kaluar ishin dëmtuar Menja dhe Teo Hernandez.

Dy francezëve u bashkohen Ibra dhe Florenci që janë të munguarit afatgjatë, teksa Origi lufton me kohën për të qenë në stol në një nga ndeshjet me Çelsin ose në fundjavë kundër Juventusit.

Në këto kushte, Zhiru duhet të vijojë të mbajë peshën e sulmit në alternim me Rebiçin, teksa prapavija në Londër do të jetë e imponuar nga dëmtimet.

Kalulu e Tomori do të kenë në korsi Destin dhe Turenë. Zgjidhje tjetër nuk ka!

MIL (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"