Elis Guri nderoi bullgarët, çeçenët shqiptarët/ Sa medalje të humbura, Shqipëria gjen “ngushëllimin” në Dagestan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 22:50

Elis Guri nderoi bullgarët, çeçenët shqiptarët/ Sa medalje të humbura, Shqipëria gjen “ngushëllimin” në Dagestan

Suksesi i arritur nga Zelimkhan Abakarov, mundës nga Dagestani i natyralizuar me pasaportë shqiptare, nuk ka se si të mos na sjellë ndër mend medaljet e shumta, të cilat i kanë “firuar” Shqipërisë ndër vite, duke u shkuar shteteve të tjera.

Elis Guri

Shqipëria, që tashmë feston me të drejtë rezultatin historik, siç është titulli kampion bote në mundje, vite më parë ka parë bullgarët që i gëzoheshin një arritjeje të tillë me një mundës kuqezi.

Elis Guri, në vitin 2011, do të ngjiste flamurin bullgar në shkallën më të lartë të podiumit në Kampionatin Botëror, duke fituar medalje të artë në peshat 96 kg. Guri u largua nga Shqipëria në vitin 2008, pasi shteti shqiptar nuk plotësoi kërkesat e tij ekonomike.

Por përveç medaljes së “ikur” në Bullgari, Shqipëria ka parë një “thes” me medalje që kanë shkuar në Greqi. Përmendim këtu peshëngritësit Pirro Dhima, tri herë kampion olimpik, tri herë kampion bote dhe një herë kampion Europe. Luan Shabani, dy herë kampion bote, dy herë kampion Europe dhe 2 herë nënkampion olimpik.

Atleten Mirela Manjani, nënkampione olimpike, dy herë kampione bote dhe një herë kampione Europe për Greqinë. Apo edhe talenten më të fundit nga atletika, 20-vjeçaren Elina Xhengo, e cila është shpallur kampione Europe për shtetin helen.

KAMPIONËT QË HOQËN NGJYRAT KUQEZI

ELIS GURI (BULLGARI)

PIRRO DHIMA (GREQI)

LUAN SHABANI (GREQI)

MIRELA MANJANI (GREQI)

ELINA XHENGO (GREQI)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"