Eliminimi nga Kupa e Botës, ja sa milionë euro humbën futbollistët e Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 9:54

Eliminimi nga Kupa e Botës, ja sa milionë euro humbën futbollistët e Gjermanisë

Gjermania është eliminuar në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit. Pavarësisht fitores 4-2 ndaj Kosta Rikës ata nuk mundën të kualifikohen.

16694704901014

Përveç kësaj humbje, ata nuk do të marrin as bonusin e madh nga presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit Bernd Neuendorf.

Në rast se ata do të fitonin do të shpërbleheshin secili me 400 mijë euro.

Me 26 lojtarë, kjo do t’i kushtonte shoqatës gjithsej 10.4 milionë euro në total. Por pas këtij eliminimi ata nuk do të marrin asgjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"