Eliminimi i Barcelonës nga Championsi, vjen reagimi i parë i Arauhos: Futbolli po më godet shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 17:25

Eliminimi i Barcelonës nga Championsi, vjen reagimi i parë i Arauhos: Futbolli po më godet shumë…

Mbrojtësi uruguaian, Ronald Arauho u ndëshkua me karton të kuq ndaj PSG, në mbrëmjen e së martës duke lënë Barcelonën me një lojtar më pak.  Ai ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të blaugranave duke falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë.gdfh

“Futbolli që më dha kaq shumë gëzim, tani më godet shumë. Falënderoj të gjithë ata që janë pa kushte pranë meje, shokët e skuadrës që lanë gjithçka në fushë dhe tifozët që besuan në këtë ekip deri në fund. Na vjen keq që nuk u japim atyre këtë gëzim, ne do të përpiqemi përsëri për Barçan!”, ka shkruar ai në Instagram.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"