Elbasani mposht Apoloninë dhe ngjitet në Superiore, por festa është e paplotë pa tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 22:56

Elbasani mposht Apoloninë dhe ngjitet në Superiore, por festa është e paplotë pa tifozët

Elbasani ka mposhtur Apoloninë me rezultatin minimal 1-0 duke u ngjitur kështu zyrtarisht në Superiore. 

WhatsApp Image 2024-04-13 at 20.59.29

Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Hoxhaj në minutën e 84′ të sfidës. Ai bën heroin për skuadrën e tij duke i dhuruar 3 pikë të arta.

Kështu verdheblutë festojnë ngjitjen në Superiore, por festa nuk është e plotë pa tifozët. Kjo për shkak se stadiumi “Elbasan Arena” është mbyllur për mbështetësit, për shkak të një dënimi nga Komisioni i Disiplinës.

ELBASANI 1-0 APOLONIA 

84′ Hoxhaj

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Totoshi, Salomao, Zaimi, Pere, Karakaçi, Hila, Greca, Leo Melo, Lila, Hsani, Kasa.
Trajner: N. Dede

APOLONIA: Harizaj, Asllanaj, Shanaj, Trifoni, Hebeja, Rakipaj, Repaj, Bejzade, Ndubuisi, Maksuti, Umeijego.
Trajneri: A. Mërgjyshi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"