Elbasani e zgjidh me penallti në pjesën e dytë, fitore me përmbysje ndaj Luzit për të mos humbur hapin e kreut
Elbasani ka mbajtur hapin e Bylisit kryesues në Kategorinë e Parë, teksa ka fituar sot me shifrat 2-1 përballë Luzit në një ndeshje që rrezikoi të komplikohej shumë për skuadrën e Dedes.
Edhe pse dy skuadrat luftojnë për objektiva shumë të ndryshme në këtë sezon, Luzi i cili luan për mbijetesë, ia doli të kalonte i pari në avantazh përballë verdhebluve që pretendojnë Superioren, pasi gjeti golin me Trenin. Por pak minuta më vonë, ishte De Melo ai i cili i dha qetësi Dedes, duke barazuar shifrat para fundit të pjesës së parë.
Në të dytën, Elbasani fitoi dy penallti radhazi. Hoxhaj gaboi të parën përballë portierit Mati. Por Lila nuk gaboi të dytën, duke i siguruar përmbysjen ekipit të tij që mbylli ndeshjen me këto shifra për të shkurtuar në dy pikë distancën nga Bylisi kryesues.
ELBASANI-LUZI 2008 2-1
40′ De Melo, 61′ (p) Lila / 35′ Treni
52′ Hoxhaj humb penallti
FORMACIONET ZYRTARE
ELBASANI: Totoshi, Salomao, Zaimi, Telushi, Lila, Karakaçi, Hila, De Melo, Greca, Lleshi, Hoxhaj.
Trajner: Nevil Dede
LUZI 2008: Mati, Zaimaj, Hidriu, Burgaj, Goga, Veriu, Lahi, Gjinaj, Çuçka, Mandela, Treni.
Trajner: Gëzim Bushi
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"