“El Clasico” Real-Barcelona, nuk kishte ndodhur asnjëherë në shekullin e 21-të që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 23:34

“El Clasico” Real-Barcelona, nuk kishte ndodhur asnjëherë në shekullin e 21-të që…

Reali i Madridit “hipotekon” titullin e e La Ligas. “Los Blancos” triumfuan 3-2 me përmbysje në “El Clasico”, ndaj Barcelonës, duke e çuar në 11 pikë diferencën me rivalët e përjetshëm kur kanë mbetur edhe 18 pikë në lojë. 

bandicam 2024-04-21 22-37-00-869

Një përballje emocionuese dhe spektakolare në “Bernabeu”, ku u shënuan disa episode që sigurisht do të pasohen me polemika, si rasti i pretendimit të një goli nga Barcelona, por që nuk u konfirmua nga VAR se topi e kishte kaluar vijën fatale, apo momenti i penalltisë së fituar nga Lukas Vaskez.  

Gjithsesi interesant është fakti se pvarësisht se ishte dy herë në avantazh, katalanasit e Ksavit nuk arritën të dilnin nga ky duel me një rezultat pozitiv. 

Ndodh për herë të parë në shekullin e 21-të që Barcelona kryeson dy herë në një ndeshje të “El Clasicos” në La Liga dhe humbet.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"