EKSKLUZIVE/ Zbulohen prapaskenat e transferimit më të ri të Partizanit, ja sa i ka kushtuar sulmuesi Mba “demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 13:45

EKSKLUZIVE/ Zbulohen prapaskenat e transferimit më të ri të Partizanit, ja sa i ka kushtuar sulmuesi Mba “demave”

K ristian Mba është lojtari i ri i Partizanit. 23- vjeçari u prezantua ditën e djeshme me fanellën e kuqe në ambientet e stadiumit me një video mjaft të veçantë. Nigeriani vjen nga klubi i Trepçës në Kosovë, ku arriti të shndërrohej brenda një kohe të shkurtër në një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit “Dardan”.

mba

Mba ka firmosur kontratë për tri vite e gjysmë me të kuqtë, me opsion rinovimi edhe për një tjetër edicion. Lajmin e bën me dije vetë klubi në një deklaratë për mediat. “Partizani zyrtarizon afrimin e Kristian Mba.

23-vjeçari nga Nigeria ka firmosur kontratë për 3 vite e gjysmë, me opsion edhe për një tjetër vit”, shkruan klubi i kuq. Mba ditën e djeshme ka kryer stërvitjen e parë me të kuqtë, teksa mbetet për t’u parë nëse do të ketë minuta sonte.

PRAPASKENAT – Partizani ka treguar se është një klub, që nuk kursehet aspak nëse “dashurohet” me një lojtar. Për Mba i është dashur të paguajë për t’i blerë kartonin nga Trepça.

“Panorama Sport” mëson se dy klubet kanë arritur marrëveshjen për shifrën e 100 mijë eurove, teksa “Dardanët” do të mbajnë edhe 10% të kartonit të sulmuesit. Negociatat nuk kanë qenë aspak të lehta për të kuqtë, pasi gazeta zbulon se ka pasur një luftë të ashpër me Ballkanin, që e ndiqte prej javësh sulmuesin.

Madje prej kohësh klubi nga Suhareka ishte në negociata me Trepçën, teksa oferta e tyre kishte arritur në shifrën e 80 mijë eurove. Në fund ka ndërhyrë presidenti Demi, i cili ka ofruar 100 mijë euro dhe ka operuar shumë shpejt në këtë transferim, për të shmangur një ankand të mundshëm.

CILËSITË – Mba nuk ngjan aspask me Skukën. Ndryshe nga dibrani, ai është një “vrasës” në zonë dhe shumë i fortë në duele. Nigeriani ndihmon mjaft edhe në fazën defensive, teksa nuk është i shpejtë dhe i aftë teknikisht sa Xhuliano Skuka.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"