EKSKLUZIVE/ Vllaznia largon Josën, trajneri nuk ka pranuar ende marrëveshjen. Zbulohen prapaskenat e shkarkimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 22:53

EKSKLUZIVE/ Vllaznia largon Josën, trajneri nuk ka pranuar ende marrëveshjen. Zbulohen prapaskenat e shkarkimit

Në mbrëmjen e djeshme klubi shkodran njoftoi për largimin e trajnerit Mirel Josa përmes një komunikate në faqen zyrtare.

josa mirel

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falënderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme. Ekipi do të vijojë punën nën drejtimin e trajnerëve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani”, citohej në njoftimin e Vllaznisë.

“Panorama Sport” mëson se pas një bisede që Josa ka bërë me drejtuesit, nuk ka rënë ende dakord për zgjidhjen e kontratës. Ai nuk ka pranuar të japë dorëheqjen, por tani mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë konsensus për kontratën, apo çështja do të shkojë në gjyq.

Distanca prej 7 pikësh nga vendi i parë nuk është përtypur nga drejtuesit, paçka se Vllaznia eliminoi Partizanin nga Kupa.

Ndërkohë, pas ndeshjes në Laç, Josa deklaroi: “Ia bëmë punën e thjeshtë kundërshtarit me gabimet tona. Duhet të ishim më agresivë në fushë dhe më seriozë, sepse duhet të arrijmë objektivat. U bënë ndryshime në pjesën e dytë, por nuk dua asnjë lloj justifikimi. Problemi ishte që ne bëmë gabime individuale, na ndikoi psikologjikisht dhe në fushë”.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"