EKSKLUZIVE/ Vetëm një lojtar shqiptar si vendës në Serinë A, ja e vërteta në Itali. Zbardhet vendimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 22:52

EKSKLUZIVE/ Vetëm një lojtar shqiptar si vendës në Serinë A, ja e vërteta në Itali. Zbardhet vendimi

Pak ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit publikoi lajmin e një vendimi historik të marrë nga Federata Italiane e Futbollit në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të kësaj të fundit më 28 mars 2024, ku lojtarët shqiptarë do të quhen si vendës, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

hysaj

Padyshim një vendim shumë i rëndësishëm, por bëhet fjalë vetëm për një futbollist për çdo ekip dhe kjo do të mundësohet vetëm në Serinë A dhe jo në ligat më poshtë. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë vendimin e plotë të Federatës Italiane të Futbollit që shkruhet qartë për rregullin e federimit për lojtarët shqiptarë: “Duke marrë parasysh propozimin e presidentit të federatës për të lejuar anëtarësimin, Komiteti Ekzekutiv ka vendosur për të lejuar, nga sezoni sportiv 2024/2024, regjistrimin në favor të klubeve pjesëmarrëse në kampionatin e meshkujve në Serinë A të vetëm një futbollist profesionist me nënshtetësi shqiptare të ardhur nga jashtë, në analogji me kufijtë e vendosur nga federate aktuale, për rregulloret e lojtarëve me shtetësi britanike. Dispozitat përkatëse procedurale do të nxirren me dispozitën e zakonshme të Komitetit Ekzekutiv në lidhje me regjistrimin e lojtarëve jashtë BE-së”, thuhet në vendimin e marrë. Praktikisht, një vendim që prek vetëm lojtarët me shtetësi shqiptare që luajnë në Serinë A dhe jo futbollistët që militojnë në nivelet më poshtë, apo të rinjtë.

KUSH PËRFITON? Rregulloja në Serinë A e thotë se çdo ekip mund të federojë tre lojtarë që vijnë nga shtetet jashtë BE-së, por edhe tre të tjerë që vijnë po jashtë BE-së, por janë prodhim i akademisë së klubit. Po ashtu, vetëm një britanik mund të regjistrohet si italian dhe së fundmi dhe një shqiptar mund ta bëjë një gjë të tillë. Aktualisht janë mbi 10 lojtarë shqiptarë që luajnë në Serinë A, por nga ky vendim përfiton vetëm Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, të cilët kanë shtetësi shqiptare apo kosovare. Klubet e tyre, nga sezoni i ardhshëm mund të t’i regjistrojnë si vendës, në rastin e Leçes, vetëm një, Ramadanin ose Berishën. E njëjta situatë edhe për Amir Rrahmanin dhe Mërgim Vojvodën të cilët kanë shtetësi shqiptare dhe mund të luajnë si jo të huaj në Serinë A. Ndërkohë lojtarë si Asllani, Kumbulla, Dermaku, Kalaj dhe Shpendi kanë shtetësi italiane. Berisha ka shtetësi suedeze dhe Bajrami me Gjimshitin, kanë shtetësi zvicerane.hgf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"