EKSKLUZIVE/ U largua nga Kukësi, zbulohet skuadra që do drejtojë Rrahman Hallaçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2023 | 23:00

EKSKLUZIVE/ U largua nga Kukësi, zbulohet skuadra që do drejtojë Rrahman Hallaçi

Trajneri Rrahman Hallaçi do të jetë trajneri i ri i Ilirisë së Fushë-Krujës.

hallaci

Lajmi është bërë i ditur nga burime për “Panorama Sport”. Pasi u largua nga Kukësi në Superiore, tashmë ai do të drejtojë klubin e Kategorisë së Dytë.

Do të vazhdojnë të jenë pjesë e stafit Afrim Deliu dhe Besnik Hasa, që e kanë drejtuar deri më tani ekipin. Iliria është pjesë e Kategorisë së Dytë në Grupin A dhe pas investimit të bërë këtë sezon nga familja Selmani, pretendon ngjitjen në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"