EKSKLUZIVE/ U largua nga Erzeni, mesfushori matjan firmos në Kategorinë e Parë me Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2024 | 17:55

EKSKLUZIVE/ U largua nga Erzeni, mesfushori matjan firmos në Kategorinë e Parë me Besën

Besa e ka marrë seriozisht periudhën parapërgatitore për sezonin e ri. Pas prezantimit të trajnerit Mirel Josa dhe afrimit të Mentor Mazrekajt dhe Jurgen Goxhës drejtuesit kavajas janë të angazhuar maksimalisht në merkato, në mënyrë që ekipi të jetë i formatuar kur të nisë faza përgatitore.

erzeni

“Panorama Sport” ka mësuar se kush do të jetë afrimi i tretë i merkatos së Besës. Para disa ditësh u largua nga Erzeni dhe tani do të vishet verdhezi. Pikërisht bëhet fjalë për mesfushorin matjan, Donald Mëllugja. “Panorama Sport” ka mësuar se palët janë dakordësuar dhe Mëllugja do të jetë pjesë e Besës në sezonin e ri në Kategorinë e Parë.

Në pjesën e parë të sezonit të shkuar Mëllugja luajti për Egnatian dhe në janar u transferua tek Erzeni. Presidenti Nexhat Bizhdili paralajmëroi para disa ditësh se Besa do të bëjë 10 afrime, ku bëhet fjalë për lojtarë të Superiores, në mënyrë që pas një dekade kavajasit të ngjiten në elitën e futbollit shqiptar.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"