Ekskluzive / Tirana godet në merkato, firmos me mesfushorin e Shkëndijës së Tetovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 0:15

Ekskluzive / Tirana godet në merkato, firmos me mesfushorin e Shkëndijës së Tetovës

Klubi i Tiranës ka siguruar një tjetër firmë të rëndësishme për sezonin e ri, duke përforcuar radhët me një lojtar shumë cilësor. Bardheblutë ishin prej kohësh në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar Idi Bathën e larguar drejt Rumanisë dhe më sa duket e kanë gjetur atë, pasi mësohet se kanë arritur akordin me mesfushorin i cili ka qenë për shumë vite pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

totre

Enur Totre është futbollisti i cili në ditët në vijim do t’u bashkohet bardhebluve, pasi ka arritur akordin me klubin dhe do të vazhdojë karrierën e tij në ekipin kryeqytetas. Mesfushori i qendrës u largua nga tetovarët gjatë kësaj vere dhe pas negociatave me klube të ndryshme ka pranuar që t’i bashkohet Tiranës, ku do të vihet në ditët në vijim nën urdhrat e Orges Shehit

OLSI AVDIAJ / PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"