EKSKLUZIVE/ Teuta gjen sulmues, vjen argjentinasi që shkëlqeu në Mal të Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2024 | 11:30

EKSKLUZIVE/ Teuta gjen sulmues, vjen argjentinasi që shkëlqeu në Mal të Zi

Teuta ka gati një tjetër zyrtarizim në merkaton e janarit. Pas prezantimit të mbrojtësit të Kombëtares U-21, Elmando Gjini, që vjen nga Xhenoa, “Panorama Sport” zbulon se durrsakët kanë mbyllur transferimin e qendërsulmuesit, Rodrigo Faust.

rodrigo faust

Argjentinasi 28-vjeçar ka luajtur së fundmi në Honduras me skuadrën e Olancho, ndërsa më parë ka shkëlqyer në Superligën e Malit të Zi me Petrovacin dhe Jezeron.

Ai e ka nisur karrierën në Argjentin, duke luajtur me skuadra si Atletico Parana, Laferrere dhe Excursionistas. Faust mendohet se mund të zgjidhë problemin e golave te Teuta.

5465454654

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"