EKSKLUZIVE/ Teuta e vendosur të ndryshojë “fytyrë”, durrsakët rikthejnë në skuadër ish-mesfushorin që luante në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2024 | 18:34

EKSKLUZIVE/ Teuta e vendosur të ndryshojë “fytyrë”, durrsakët rikthejnë në skuadër ish-mesfushorin që luante në Kosovë

Teuta duket se është futur tashmë fuqishëm në merkato dhe ditën e sotme kreu një tjetër lëvizje. Blutë kanë arritur marrëveshje me mesfushorin Arbër Çyrbja duke e rikthyer sërish në skuadër.

cyrbja

Pas largimit nga Dukagjini në Kosovë, aty ku luajti pjesën e parë të sezonit, ai kishte dëshirën të luajë edhe njëherë aty ku e filloj karrierën e tij, te Teuta në Kategorinë Superiore.

Shpresohet që Çyrbja të tregojë sërish vlerat e tij të dikurshme te “djemtë e detit”, pasi  skuadra e Martinit ka shumë nevojë që të ndryshojë “fytyrë” në pjesën e dytë të sezonit, duke u larguar nga zona e rënies nga kategoria.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"