EKSKLUZIVE/ “Të kuqtë nuk janë Bajerni”, ish-sulmuesi Bejzade: Partizani të jetë cinik, Kolela mbijetoi prej… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 20:41

EKSKLUZIVE/ “Të kuqtë nuk janë Bajerni”, ish-sulmuesi Bejzade: Partizani të jetë cinik, Kolela mbijetoi prej… (E PLOTË)

Pas ndeshjeve të ko mbëtareve nis faza më delikate e kampionatit, ku do të vendoset edhe titulli kampion. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ka folur ish-sulmuesi i Elbasanit, Vllaznisë dhe Partizanit, Skerdi Bejzade. Ai i bën një analizë të hollësishme këtij kampionati, të cilin e përkufizon si të pakuptueshëm në lidhje me përfundimin e renditjes. Bejzade kërkon lojë më cinike nga të kuqtë, teksa shton se Kolela do të ishte larguar nëse do të ishte shqiptar.

bejzade

Si ju duket ky sezon i Kategorisë Superiore?

Më duket i pakuptueshëm. Nuk po e kuptojmë dot aspak se kush do të dalë kampion apo kush do të bjerë në Kategorinë e Parë. Mendoj se deri në fund do të vazhdojë me të njëjtin ritëm, pasi diferencat janë shumë të pakta në të tria zonat e renditjes. Nuk është shkëputur asnjëra, si në fund, ashtu edhe në fillim. Janë edhe 30 pikë në lojë dhe çdo gjë është e mundur.

Po niveli i futbollit, si ju duket?

Në krahasim me kohën tuaj, si dhe me vitet e fundit. Jam përpjekur t’i ndjek nga televizioni, kam ndjekur edhe disa ndeshje në stadium, sepse kam ardhur çdo muaj në Shqipëri prej impenjimit për licencën UEFA A. Më kanë pëlqyer skuadrat që kam parë. Kam ndjekur Partizanin me Laçin, ku kurbinasit fituan me përmbysje 1-2. Më pëlqyen të dyja skuadrat, niveli ishte i mirë dhe fusha sintetike i favorizonte, sepse e qarkullonin më lehtë topin.

Më ka pëlqyer si nivel. Kam ndjekur dhe një ndeshje mes Vllaznisë dhe Egnatias, që dolën barazim në Rrogozhinë. Më kanë pëlqyer, këto katër skuadra që i kam parë më a (në Gjermani). Më kanë pëlqyer, por mungon interesi nga ana e tifozëve. Më duket shumë e zbehtë atmosfera në krahasim me kohën kur luaja unë në Superiore. Kanë qenë më të mbushura stadiumet. Mendoj se në këtë fazën e fundit interesimi do të jetë më i madh.

Cila skuadër ju duket më favorite për të fituar titullin kampion në këtë sezon?

Dëshira ime është që ta marrë Partizani ose Vllaznia kampionatin. Shikoj këto dy skuadra së bashku me Tiranën, që janë favoritët. ËshPartizani do të nisë sot përgatitjet për ndeshjen ndaj Teutës, e programuar për t’u luajtur më 1 prill. Kjo betejë është përmbyllësja e fazës së tretë të Superiores. Në Durrës duhet me patjetër fitorja, teksa lajmi i mirë është se me shumë mundësi të kuqtë nuk do të kenë asnjë mungesë për këtë ndeshje.

E vetmja enigmë e Kolelës është gjendja që do të kenë lojtarët e grumbulluar nëpër Kombëtare. Përgatitjet të edhe Egnatia, që me aq sa e pashë nën drejtimin e Tetovës, është një ekip i fortë dhe trajneri ka bërë punë shumë të mirë. Problemi është te tradita, te fanella. Si ekip, kanë lojtarë shumë të mirë dhe janë ekip i disiplinuar. Edhe ata mund të jenë pretendent “i fshehur” nëse mund ta themi. Në kampionatin tonë, nëse bën dy-tri fitore radhazi, e sheh veten shumë shpejt në vendin e parë. Nëse bën dy-tre hapa fals, zbret menjëherë poshtë.

Te Vllaznia kanë bërë ndryshime së fundmi. Kanë mundësi të reagojnë?

Vllaznia me ndryshimin e trajnerit, tashmë që e kanë marrë Miloti dhe Sinani, ekipi duhet të japë një marsh më shumë tani. Gjithnjë kur bëhet një ndryshim trajneri, ekipi reagon dhe shpresojmë ta bëjë edhe Vllaznia. Gjithë pikët janë në lojë dhe i ka mundësitë të synojë titullin kampion. Vllaznia ka dy vite që ka fituar Kupën e Shqipërisë, por tifozët kuqeblu nuk mjaftohen me Kupën, duan titullin.

Si ju duket Partizani?

Ata janë një skuadër e kompletuar. Kanë një ekip shumë të mirë dhe mesfushë të fortë. Janë lojtarë të shpejtë dhe agresivë, luajnë mirë me njëri-tjetrin. Mendoj se i kanë mundësitë më të mira tashmë për të fituar titullin, sepse janë stabilizuar si ekip. U larguan dy lojtarë kryesorë në janar, tashmë mendoj se janë vetërregulluar. Patën luhatje në nisje të vitit, lanë shumë pikë.

Tani kanë hyrë në rrugën e duhur dhe i kanë të gjitha mundësitë. Nga ana tjetër ka edhe diçka, ka gabuar Tirana, kanë gabuar edhe Vllaznia dhe Partizani. Këta sikur nuk duan vetë të dalin kampion. I kanë pasur mundësitë të shkëputen dhe të krijojnë distancë, por kështu paska qenë e shkruar dhe të shohim deri në fund sesi do të shkojë. Nga ndeshjet e radhës fillon lufta e ashpër e renditjes. Nëse Partizani fiton me Teutën në transfertë, është shumë më pranë titullit.

Mendoni se mund të shkëputen?

Shiko, nëse fiton ti, godet edhe kundërshtarin dhe e vë nën presion. Një hap fals i atij dhe nis të krijohet diferenca. Sa më shumë afrohet fundi, aq më shumë rritet presioni dhe mund të gabosh. Në Shqipëri është edhe mentalitet që nëse të ikën tjetri ca pikë, ti mendon se nuk kapet më. Nuk është si në Gjermani, që nuk të ndahet derisa “ta vrasë” matematika. Është edhe çështje mentaliteti.

Kur erdhi Kolela pati edhe pak skepticizëm për faktin se me italianët nuk i ishte ecur mirë Partizanit. Ju duket se është ambientuar ai me mentalitetin e të kuqve dhe mund të quhet një lëvizje e goditur?

Përveç Laçit, Partizanin e kam parë edhe me Vllazninë në stadium. Nuk paskam qenë fat i mirë për Partizanin (qesh), sepse edhe në këtë ndeshje u mundën me përmbysje 1-2. Sidomos me Vllazninë, më bënë përshtypje disa zëvendësime dhe ndryshime të vendosjes, që i dolën komplet për keq. Trajneri e pranoi edhe vetë se ishin gabime e tij. Ai është italian dhe kur t’i del në avantazh, nuk mendoj se skuadra duhet të vazhdojë të bëjë presing lart, sepse nuk je Bajern Mynih apo Liverpuli, që nëse u shënon një gol, të bëjnë tre të tjerë. Në kampionatin tonë nëse pëson një gol e kë të vështirë të kthesh lojën, sepse nuk ka më diferenca. Tifozët duan spektakël dhe lojë, por presidenti do që të dalësh kampion dhe të kapësh objektivat. Këtë besoj e ka kuptuar Kolela.

Duhet të fitojë ndeshjen, me futboll italian apo shqiptar, nuk ka rëndësi. Herë pas herë e kam parë të ngacmojë në studio, të bëjë ironi. Le t’i bëjë këto, por Partizani është ekip me objektiva dhe kërkon të marrësh titullin. Mendoj se presidenca i ka dhënë besimin e duhur. Po të ishte një trajner shqiptar, pas janarit do ta kishin hequr me shpejtësi ose do të ishte tërhequr.

Tani Kolela duhet ta kuptojë se i kanë dhënë besim dhe të bëjë maksimumin për të fituar ndeshjet. Nuk ke përse bën 5 ndërrime dhe prish ekuilibrat e skuadrës. Nuk është detyrim të bësh aq zëvendësime. Gjithsesi shoh që ekipi i përgjigjet në këto ndeshje të fundit dhe e shoh në rrugën e duhur. Nëse vazhdon kështu, mund të dalë kampion me këtë grup që ka. Ka arritur nivel të kënaqshëm.

Ju duket sikur i kanë zëvendësuar Bitrin dhe Skukën?

Mba ka nisur të ambientohet, e njeh disi mentalitetin tonë, pasi ka luajtur në Kosovë. Është një plus për skuadrën. I kanë lojtarët për të kompensuar Skukën, por nuk jam i qartë për Bitrin. Më duket sikur kanë probleme në qendër të mbrojtjes. Një nga qendërmbrojtësit, Menish, e kam parë të ketë pasur pasiguri. Gjithsesi, nëse pjesa tjetër shkon mirë, edhe ai që bën gabime, nis të rritet.

Çfarë ka më shumë Partizani se Tirana dhe anasjelltas?

Partizani sa herë ka luajtur duke e pritur kundërshtarin, ka qenë shumë më i rrezikshëm se në rastet kur ka dominuar ekipin përballë në lojë dhe ka ushtruar presing. Siç luajtën me Tiranën, ia bën shumë të vështirë kundërshtarit. Nëse luan me këtë ide, Partizani mund të fitojë shumicën e ndeshjeve. Nga ana tjetër, Tirana më duket një ekip me më shumë grintë dhe pjekuri. Edhe ata më kanë pëlqyer. Kanë më shumë liderë se Partizani. Tirana duket ekip me më shumë vetëbesim dhe autoritet. Të jep pak më shumë siguri. Mendoj se këto të dyja do të jenë aty-aty deri në fund.

A shihni ndonjë cilësi tuajën te ndonjë prej sulmuesve të Superiores?

Te Partizani më ka pëlqyer Mensah. Është i shpejtë, por ekipi i kuq nuk e ka sulmuesin, që më ngjan mua, që të luajë me shpinë nga porta, të ulë topat dhe të luajë me kokë. Ka tjetër stil. Tipi im mund të them se janë Kaina apo Balaj te Vllaznia.

Cili lojtar i “demave” ju duket se ka cilësitë për të bërë karrierë jashtë?

Hadroj është një lojtar shumë i mirë. Tedi Cara gjithashtu ka cilësi të mira. Mendoj se ai ka mundësi të përmirësohet akoma më shumë, sepse ka tregues të lartë. Besimi i është dhënë, po luan, por nuk duhet të ulë kokën edhe kur nuk e fut trajneri. Mendoj se ai ka aftësinë për të luajtur në një kampionat të mirë jashtë vendit.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"