EKSKLUZIVE/ Tafa, hero në Durrës: Kukësi fitoren e parë e merr ndaj Partizanit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 14:33

EKSKLUZIVE/ Tafa, hero në Durrës: Kukësi fitoren e parë e merr ndaj Partizanit!

Portieri i Kukësit, Angelo Tafa, ishte një nga më të mirët në fushë kundër Teutës, duke shpëtuar skuadrën verilindore nga gola të sigurt. Pas ndeshjes ai foli ekskluzivisht për “Panorama Sport”, qoftë për pikën e marrë me një lojtar më pak për 50 minuta lojë, por gjithashtu edhe për nervozizmin që pati në fund me ganezin Eduin Giasi. Për portierin, kthesa e madhe e Kukësit do të vijë në javën e pestë ndaj Partizanit, ku ai beson se skuadra nuk do të lërë më pikë.

TAFA

BARAZIMI – “Ashtu si vajti ndeshja duhet të jemi realistë dhe të pranojmë barazimin, duke qenë se luajtëm për shumë minuta edhe me një lojtar më pak. Në fillim jemi futur në fushë me 100%-shin tonë për të marrë fitoren”, ka thënë fillimisht numri një i verilindorëve.

NGËRÇI – I ngacmuar për faktin pse nuk po marrin dot fitoren e parë, portieri u shpreh: “Kur në dy ndeshje radhazi pëson gol në minutat e fundit, do të kesh një ngërç psikologjik. Nuk di të them saktësisht se çfarë nuk shkon, por jam i sigurt se mund të japim akoma më shumë”.

NERVOZIZMI – Tafa sqaroi edhe nervozizmin në fund mesulmuesin Giasi pas një faulli. “Me Giasin ishin nerva loje. Këtojanë normale në futboll. Nëdhomat e zhveshjes i dhamëdorën njëri-tjetrit, diskutuam, umirëkuptuam edhe kaq. Nukkishte asgjë më shumë”.

KTHESA – Në fund ai foli edhepër ndeshjen e radhës ndaj kryesuesve të Partizanit. “Personalisht jam shumë optimist gjithmonë dhe nëse nuk dokisha besim që kthesa do tëvijë shumë shpejt, do e lija farefutbollin. Unë jam i sigurt qëkthesa do të vijë me Partizanin”.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"