EKSKLUZIVE/ Skënderbeu gjen trajner të ri, zyrtarizimi çështje orësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 10:38

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu gjen trajner të ri, zyrtarizimi çështje orësh

Vetëm pak orë e ndajnë Ivan Gvozdenoviçin nga firma me Skënderbeun. Ish-mbrojtësi do të rikthehet me shumë mundësi në Korçë, por këtë herë më një tjetër status: atë të trajnerit.

gvozdenovic

Kjo gjë pritet që të marrë formë zyrtare sapo të ndodhë një tjetër takim mes serbit dhe Ardjan Takajt, që me shumë mundësi do të ndodhë ditën e sotme.

Burime të sigurta për “Panorama Sport” bënë me dije për gazetën se 44-vjeçari ka marrë dje në mesditë fluturimin për në Tiranë dhe direkt është nisur në juglindje të Shqipërisë.

Ai do të ulet sërish me presidentin, për të mbyllur një herë e mirë këtë histori.

Nuk është se kanë mbetur shumë gjëra për të diskutuar që pas takimit të parë, të zhvilluar të shtunën e 19 dhjetorit.

Një pjesë të mirë të gjërave i kanë fiksuar dhe tashmë mund të thuhet që e ka një akord mes palëve.

E megjithatë, kanë mbetur edhe disa detaje të vogla të kontratës për të rakorduar.

Detaje që anojnë më së shumti në anën financiare.

Me të gjetur gjuhën e përbashkët në këtë drejtim, Ivan Gvozdenoviç do të nënshkruajë dhe prezantohet para ekipit si trajner i ri.

Nëse gjithçka mbyllet si duhet, ai do të jetë i dyti i huaj që drejton Skënderbeun, pas Stanislav Levit.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"