EKSKLUZIVE/ Skënderbeu bën transferimin e radhës, shet sulmuesin në Danimarkë për 200 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 22:28

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu bën transferimin e radhës, shet sulmuesin në Danimarkë për 200 mijë euro

Skënderbeu bën transferimin e radhës, duke shitur në Danimarkë sulmuesin Ivan Kabral Xhantu.

WhatsApp Image 2024-05-22 at 11.32.31

“Panorama Sport” zbulon se 23-vjeçari kamerunas do të vijojë karrierën te klubi danez, Sonderjyske. Xhantu mori hapësirë te Skënderbeu pas largimit të sulmuesit nigerian, Frenklin Ahanonu, i cili u shit në muajin prill te Astana në Kazakistan për 450 mijë euro. Gazeta mëson se nga transferimini Xhantu në Danimarkë, Skënderbeu do të përfitojë 200 mijë euro.

Sulmuesi kamerunas do të zyrtarizohet te Sonderjysk pasi të mbyllë sezonin me Skënderbeun të premten në finalen për vendet 3 dhe 4 kundër Vllaznisë. Sonderjyske do të militojë në elitën e futbollit danez në sezonin e ri.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"